Prej me teper se 8 muajsh stadiumet shqiptare jane te mbyllura si rrjedhoje e situates se krijuar nga pandemia dhe tifozet shkodrane po e vuajne shume kete gje.

Per me teper qe ata nuk jane te pranishem ne “Loro Boriçi” per te mbeshtetur Vllaznine ne momentet me te mira te saj ne keto 9 vitet e fundit.

Te gjithe e kane te qarte lidhjen shume te ngushte qe kane tifozet kuqeblu me skuadren e qytetit te tyre dhe nese ata do te ishin te pranishem ne stadium, do te ishin nje lojtar me shume kunder kundershtarit.

Interesi per ndeshjen e neserme ndaj Partizanit eshte i madh ne Shkoder dhe padyshim qe nese dyert e stadiumit do te kishin qene te hapura, do te kishin qene te pranishem nje numer i madh tifozesh.

Ndonese shanset jane te pakta qe stadiumet te hapen, tifozet e Vllaznise nuk duan qe ky moment i mire i skuadres se tyre te mbaroje kaq shpejt ne menyre qe ne momentin me te pare qe te lejohet prania e tyre ne stadium, ata te jene te pranishem per te mbeshtetur skuadren serish ne vendin e pare./SHKODRA-SPORT.COM/