Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, është shprehur mjaft e kënaqur për faktin se ekipi i Vllaznisë po fiton e kryeson kampionatin. Ajo deklaroi për “SuperSport” pas sfidës me Partizanin se skuadra do të vazhdonte të mbështetej financiarisht nga Bashkia edhe pasi të shitej.

“Besoj se kemi bërë një hap të rëndësishëm me bashkëpunimin dhe partneritetin me zotin Xhaferi që përbën sukses. Edhe pjesa teknike po bën atë që duhet. Jam e kënaqur dhe rezultatet flasin vetë. Loja në fushë është emocion në vete.

Unë kam qenë e hapur për bashkëpunimin, ndodhi këtë vit dhe jam e kënaqur. Fakti që po e realizojmë është gjë pozitive për qytetin, Vllazninë dhe mbi të gjitha drejt shitjes së klubit dhe në këtë rast ky reuzltat është dëshmi e arritjes, është treguesi për të shkuar drejt synimit tonë.

Uën jam tifoze në fakt, si tifoze jam pozitive e do të lumturohesha shumë nëse pritshmëria plotësohet. Synimi që ka skuadra për të arritur rezultate shpresoj të plotësohet dhe si tifoze e mbështes. Nga ana tjetër, si kryetare bashkie do të vazhdoj të mbështes skuadrën e klubin edhe kur të mos menaxhohet nga Bashkia. Bashkia jonë financon më shumë se bashkitë e tjera se kemi në gjenezë sportin. Premtimi im është që do të mbështetim me financa edhe në vijim sportin.

Privatizimi? Kuadri ligjor ka pak muaj që është miratuar në parlament, është miratuar edhe raporti i vlerësimit dhe fillimi i procedurave. Në dijeninë time prefekti e ka miratuar po presm të mbërrijë ligjshmëria që të fillojmë ankandin që këtë vit, si e përcakton ligji. Nëse do të ketë konkurrentë, besoj patjetër, ky klub është i shitur”, tha Ademi. /vipsport/