Eshte mbyllur ne barazim 0-0 pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Partizanit, ndeshje kjo qe po luhet ne stadiumin “Loro Borici” ne keto momente dhe eshte e vlefshme per javen e tete te Kategorise Superiore.
Ne 15 minutat e para eshte Vllaznia dominuese ne fushen e lojes. Ajo kontrollon topin, i afrohet zones se te kuqve por mungojne gjuajtjet ne porte.
Ne ’17 pas nje aksioni te gjate te vendasve, eshte Krymi qe gjuan fort por topi perfundon jashte. Nje mundesi e mire kjo per te rrezikuar, por e pashfrytezuar nga kuqeblute.
Nderkohe pas minutes se 20-te, Partizani sikur zgjodhet, kontrollon me shume topin dhe i merr mesfushen Vllaznise por pa arritur dot ta vene ne prove Zogoviç.
Ne minuten e 36-te eshte nje veprim i bukur i Imerit qe gjuan fort dhe portieri Hoxha e grushton topin mbi traverse.
VLLAZNIA- PARTIZANI 0-0
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç.
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Kote, Mala, Cara, Solomon, Kardozo. Trajner: Ilir Daja.
Arbiter: Roxhers Muska (Tirane)