Vllaznia arriti të merrte një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Brdariç fitoi minimalisht 1-0 ndaj Partizani në “Loro Boriçi”.

Një ndeshje që u dominua totalisht nga Vllaznia, por që goli erdhi vetëm në minutat e fundit nga Dilaver. I ftuar në emisionin “Sport Neës Plus”, ish-kapiteni I Vllaznisë, Gilman Lika u shpreh:

“Shpresoj që në javët në vazhdim mediat të flasim më shumë për Vllazninë që ndodhet në vend të parë. Vllaznia ka bërë një nisje të shkëlqyer kampionatiti.

Kanë bindur me rezultat dhe lojë dhe në sfidën e sotme e kanë dominuar totalisht Partizanin. Edhe pse Vllaznia fitoi me rezultatin minimal 1-0, kishin 4-5 raste për gol në këtë takim”.

Duhet të besojë Vllaznia për titull? “Është ende herë për këtë gjë dhe nuk është mirë një profesionist të flasi për titull në këtë kohë. Pikët të japin drejt dhe Vllaznia ka dominuar ndaj rivalëve direkt dhe përse të mos shpresojnë për titullin kampion?!”, u shpreh Lika./newsport/