Ka mjaftuar nje gol i Banushajt ne fundin e pjeses se pare dhe Veleçiku merr nje fitore me shume vlere ne kampionat ndaj Vores me rezultatin 1-0.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur ne fushen sporitve “Reshit Rusi” te Shkodres dhe ky eshte nje trepikesh me shume vlere per koplikasit ne pretendimet e tyre per te siguruar qendrimin ne kategorine e pare.

Ndeshja ka qene shume e luftuar, madje nuk kane munguar edhe rastet ne portat respektive, por Veleçiku ka shfaqur me shume deshire e grinte per te fituar dhe ia ka dale.

Goli i Banushajt ne minuten e 45-te ka rezultuar shume percaktues ne kete ndeshje sepse vulosi fatin e ketij takimi qe ne kete menyre u mbyll me fitoren e ngushte te Veleçikut.

Me kete trepikesh, skuadra e Veleçikut eshte ngjitur ne kuoten e 4 pikeve duke qene ne te njejten kuote pikesh me Voren dhe Partizanin B duke ndare kesisoj vendet 7, 8 dhe 9 te renditjes.