Vllaznia mori fitoren e radhës në kampionat. Shkodranët mposhtën me rezultatin minimal 1-0, Partizanin me golin e Dilaver në minutat e fundit. Një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte mbrojtësi Erdenis Gurishta që për “Gol pas Goli”, u shpreh:

Cili është çelsi I skuadrës? “Mendoj se është fryma e mirë e grupit dhe dora e trajnerit. Po kalojmë një formë shumë të mirë unë, por edhe e gjithë skuadra. E kemi dominuar Partizanin në të gjitha aspektet dhe I thashë çunave në minutën e 75-të që të luajmë edhe 15 minuta pas po dominonin dhe për fat erdhi edhe goli.

U kam thënë çunave të mos futemi në presionin e titullit, por të marrim ndeshjet një e nga e një. Objektivi jonë është të arrijmë Kupat e Europës e më pas të mendojmë për gjëra të tjera. Kam dhënë shumë krosime në zonë sot edhe pse kishim vetëm një sulmues në zonë”.

Prisni një ftesë nga Kombëtarja? “Nuk e mendoj kombëtaren tani, po mendoj për sezonin me Vllazninë pasi kam kontratë deri në fund të sezonit dhe pastaj të arrij të firmos një kontratë jashtë Shqipërisë.

Nuk duhet të mendojmë titullin kampion pasi do të futemi në presion. Humbja ndaj Kukësit na solli me këmbë në tokë e shpresoj të vazhdojmë kështu ndeshje pas ndeshje”.