Ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema ka folur ne studion e “Sport News Plus” ne lidhje me ndeshjen Vllaznia- Partizani teksa ka lavderuar ekipin shkodran per menyren si po luan, por edhe per sukseset qe po arrin.

“Vllaznia-Partizani – Arbitri sot ka qenë përfekt. Nuk kam parë arbitër në Shqipëri, e la lojën e fortë. Na duhen këta arbitra. Kur shënoi Vllaznia, pati shumë brohoritje dhe arbitri i largoi. Ata aty kanë qenë.

Janë njerëz të tjerë kompetentë që duhet ta shohin. Besoj se do ngrihet si çështje në federatë. Të gjithë kanë pretendime. Nuk më pëlqen të them se me Partizanin ndikoi se pati më shumë tifozë se ç’duhet.

Tek Vllaznia duket sikur kanë kohë që luajnë më shumë se një sezon bashkë. Ka dorë shumë trajneri. Sot kishte zgjedhur një formacion 4-4-2, i doli efikase. Partizani s’bëri një goditje në portë.

Vllaznia ka automatizim veprimesh. Mendoj se Vllaznia del shumë kollaj te porta. Ka individë të mirë për të dalë në superioritet.