Drejtori i Partizanit Olsi Rama eshte ankuar pas ndeshjes se sotme ndaj Vllaznise te humbur 0-1 duke u ndalur tek numri i madh i tifozeve te pranishem ne stadium.

“Vllaznia ka një armë më shumë që e tregoi edhe sot, është i vetmi ekip, mbase jo i vetmi që luan me tifozë në Superligë. Unë them që sa më shumë tifozë në stadiume por në këto kushte kur numrat e Covidit rriten është e papranueshme dhe jo e ndershme që të vish në një stadium dhe të kesh kaq shumë tifozë.

Ne luajmë me 20 tifozët që na lejon federata. Unë jam i pari që dua tifozë, i përshëndes tifozër shkodranë janë të mrekullueshëm. Këtu ishin 500 ose 600. M’u duk si ndeshje normale në momentin e golit”- eshte shprehur drejtori i Partizanit.

Por ne lidhje me kete deklarate, ka reaguar menaxheri i njohur shkodran Dritan Gjyrezi i cili poshte nje fotoje te publikuar nga pjesa e tribunes perballe dhe qe nxjerr ne plan te pare te gjithe tribunen kryesore te stadiumit, ka shkruar:

“Jane mesuar duke numeruar vota dhe i duken 600. Aty nuk jane as 60”.