Vllaznia arriti të merrte një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Brdariç fitoi minimalisht 1-0 ndaj Partizani në “Loro Boriçi”. Një ndeshje që u dominua totalisht nga Vllaznia, por që goli erdhi vetëm në minutat e fundit nga Dilaver.

Pas ndeshjes, foli edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama. Në fjalën e tij drejtori i kuqve u shpreh në stadiumin “Loro Boriçi” kishte shumë tifozë, ndërsa theksoi që Vllaznia nuk e dominoi Partizanin në këtë ndeshje.

Një tjetër mendim ka pasur, Skerdi Bejzade, ish-lojtari i Vllaznisë dhe Partizanit disa vite më parë që ka komentuar në një postim të fjalëve të drejtorit Rama.

“Nuk dominoi jo, vec sa fitoi. Por mua më bëri përshtypje kur ishte rezultati 0 me 0 edhe Partizani kishte nxjerr 3 ndërrime. U nderpre loja mund t’i benin ato ndërrime qe mos të humbnin kohe e minuta që të fitonin ndeshjen.

Pritën sa filloi loja e bën ndërrime për të fituar kohe. Tani unë se kuptova kundra Barcelones po lunin qe kishin kaq frik? Vllaznia e meritoi fitoren këtë e pa i madh edhe i vogël”, shkruan Bejzade./newsport/