Është shfaqur shumë i kënaqur para mediave sponsori Alban Xhaferi pasi Vllaznia mbylli me fitore ndeshjen me Partizanin. Megjithatë ai ka thënë se duhet menduar menjëherë për ndeshjen e radhës, duke zbuluar edhe objektivin: Absolutisht për fitore!

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Xhaferi ka nënkuptuar se synimi është titulli kampion. “Oreksi vjen duke ngrënë”, ka thënë ai, referuar një proveri të njohur, teksa ka shtuar se duhet të ecim përpara.

“Në janar do të futemi fuqishëm në merkato për dy- tre pozicione”, ka vijuar sponsori Xhaferi, i cili ka lënë të kuptohet se përforcimi i Vllaznisë nuk do të ndalet.

Ai ka folur duke buzëqeshur edhe për mundësinë e afrimit të Bekim Balajt në janar, teksa ka thënë se ai është shkodran, por duhet parë edhe kontrata aktuale që futbollisti i Kombëtares ka në Austri