Fitorja e sotme ndaj Partizanit ka konfirmuar edhe njehere se Vllaznia e sivjetme eshte ne rrugen e duhur dhe ajo tashme ka bere per vete te gjithe. Madje edhe politikane te ndryshem qe po flasin rreth saj.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ka komplimentuar Vllazninë për fitoren e arritur sot ndaj Partizanit me rezultatin 2-1 dhe kryesimin me meritë të shkodranëve këtë sezon me 19 pikë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook, drejtuesi i lartë i PS-së thotë se Vllaznia po ngre gradualisht me ekipin që mund të shpallë kampionë shkodranët këtë sezon.

“VLLAZNIA” po ngre gurë pas guri rikthimin mes më të mirave në Shqipëri, me një ekip për kampion Fitorja sot me Partizanin thjeshtë konfirmoi rilindjen e Vllaznisë si një klub elitar”, shkruan Taulant Balla.