Një telefonatë sqaron një nga ngjarjet më të bujshme të javëve të fundit në futbollin botëror, ndërprerjen e ndeshjes mes PSG dhe Istanbul Bashakshehir. Gjyqtari rumun Sebastian Çoltesku u akuzua nga lojtarët e skuadrës turke se kishte përdorur fraza raciste ndaj tyre me Demba Ba që ishte ndër më aktivët në sulmin kundër rumunit 43-vjeçar.

Por duket se mes të dyve është kthyer “paqja”, siç ka treguar ish-mesfushori i Senegalit, Ousman N’doje, i cili ka shërbyer si ndërmjetës mes të dyve.

“Demba nuk ka thënë asnjëherë që bëhej fjalë për racizëm. Ai thjesht mendoi se Çoltesku nuk duhet të përdorte fjalën “ i zi” në një stadium. Çolstesku e mirëkuptoi”, shpjegoi ish-futbollisti.

“Unë jam një mbështetës i madh i paqes. Si Çoltesku, ashtu edhe Demba më telefonuan pasi folën me njëri-tjetrin, u kishte bërë shumë përshtypje biseda e këndshme që kishin zhvilluar. Jam i sigurt se ka qenë vetëm një keqkuptim. Unë e di si janë rumunët, nuk kam pasur asnjëherë probleme racizmi kur luaja në vendin e tyre. Jam munduar që të gjej numrin e Çolteskut sapo munda për t’i dhënë kuraje, e di që nuk ëshë racist”, theksoi ai. /vipsport/