Partizani u mposht në Shkodër nga Vllaznia me rezultatin minimal 1-0. Pas ndeshjes, drejtori i Partizanit, Olsi Rama polemizoi për numrin e lartë të tifozëve që ishin të pranishëm në “Loro Boriçi” në një kohë që nuk lejohen tifozët në stadium prej pandemisë së Covid-19. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, drejtori Rama u shpreh:

Ndeshja? E kishim vlerësuam dhe e dinim që kishim përballë një kundërshtar moralisht të fortë dhe teknikisht të rinouar. Vllaznia nuk vodhi asgjë dhe e meritoi fitoren. Ky nuk është Partizani që kemi në mendje, por humbjet janë pjesë e kampionatit dhe nuk është çudi që të mundesh në Shkodër.

Shpresoj që Vllaznia të vazhdojë kështu pasi I duhet kampionatit ashtu siç I duhet, Flamurtari, Skënderbeu apo edhe Dinamo. Janë Kukësi apo edhe Laçi, por janë bërë pjesë e Superligës vitet e fundit.

Partizani ka 3 ndeshje që merr një notë nën mesatare dhe stafi do të bëjmë maksimumin për t’I rregulluar. Ndeshjet janë të ngjeshura dhe kemi një grup të redektuar, por do provojmë të reagojmë pas këtyre rezultateve negative.

Kishim vajtur në Shkodër për të luajtur dhe nuk do ta ndalonim ndeshjen deri në momentin që tifozët të mos e tejkalonim. Thyerja e protokollit ka dënimi deri në largimin e skuadrës nga Kategoria, por ne nuk merremi me këtë gjë.

Rikthimi I tifozëve? Mendoj që jemi në kulmin e pikun e covid-19 dhe nuk është momentin për të bërë këtë pyetje tani. Po të ishim treguar më të rregullt me virusin nuk do të kishim arritur në këto numra e mund të kishim biseduar për rikthimin e tifozëve. Unë jam gjithmonë pro, por është një punë që duhet ta bëjë Federata me Qeverinë edhe pse ngelet pas vitit të ri”.

“Më vjen keq që thoni polemikë për atë që kam thënë. Unë fola për këtë gjë në fund të ndeshjes dhe nuk është “Fair Play” që luhet me numër të lartë tifozësh. Kam shprehur gjithmonë simpatinë time për Vllazninë dhe tifozët shkodranë që janë model.

 I dua gjithmonë tifozët dhe ndaj Partizanit kisha dëshirë që të ishin tifozët e ne të kishim ata 2 mijë Guerrilsa që na ndjekin. Protokolli I Federatës dhe Mininistrisë është I qartë që në stadium të lejohet vetëm 20 tifozë. Unë u ula me tifozët shkodran për të parë ndeshjen, por rregullat janë rregulla. 500-600 tifozë janë një armë më shumë për skuadrën vendase”.  

Përgjigja e Alban Xhaferrit? “Është mungesë respekti pasi ne I respektojmë gjithmonë kundërshtarët. Nuk I takon askujt të shikoj këto gjëra, por I takon drejtorit. Jam gati të luajmë që javën tjetër ndaj Vllaznisë me shumë tifozë dhe ne të kemi tifozët tanë. Administrimin e stadiumit e bën Vllaznia dhe forcat e policistë kishin 100 emra dhe nga dera tjetër futeshin të gjithë tjetër”./newsport/