Sulejman Starova është drejtori i ri teknik i Teutës. Klubi durrsak ka afruar në klub Bobin, duke i dhënë një post të rëndësishëm.

Ai do fillojë menjëherë nga puna, pasi nuk ka kohë për të humbur.Sulejman Starova është një emër i njohur në Kategorinë Superiore, ku ka qënë në krye të pankinës së Partizanit, Kukësit, apo edhe vetë Teutës.

Durrsakët kanë pretendime të mëdha këtë sezon, ku fokusi është te kampionati. Synimi është fitimi i titullit kampion, me lojtarët që janë cilësorë. Ndeshja e rradhës është ndaj Apolonisë në transfertë, e programuar të luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:45.

Postimi i Klubit:

Skuadra e Teutës ka filluar ditën e sotme stërvitjen dhe perpara ekipit është është prezantuar nga shefi i klubit, Enid Furxhi drejtorit teknik Sulejman Starova. –KF TEUTA me kënaqësi njofton se Sulejman Starova emërohet në pozitën e drejtorit teknik.

65 vjeçari nga Tirana nga sot ka mar detyrën e re me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit ka filluar nga puna. Starova është një emër i njohur ne kampin blu, teksa ka qënë gjithashtu në periudha të ndryshme në drejtimin e bluve si tranjer.