Ecuria e mire e Vllaznise ne kampionat sivjet po merr vemendjen e duhur jo vetem ne Shqiperi teksa tashme te gjitha mediat po i bejne jehone asaj, por per kuqeblute tashme po flasin edhe jashte vendit.

Fakti qe ne krye te skuadres eshte nje ish-lojtar i kombetares gjermane si Thomas Brdariç, ka bere qe edhe mediat e ketij vendi t’i kushtojne jo pak vemendje.

Keshtu keto dite, gazeta e njohur gjermane “Bild” ka bere nje interviste me Brdariç teksa eshte interesuar per menyren si eshte duke e kaluar ne Shqiperi dhe ecurine e tij ne krye te ekipit te Vllaznise.

Per trajnerin e kuqebluve eshte diçka shume pozitive qe tashme Vllaznia po behet edhe me e njohur ne arenen nderkombetare dhe padyshim qe ne kete mes kane ndihmuar edhe rezultatet shume te mira qe ajo ka arritur deri me tani./SHKODRA-SPORT.COM/