Nëse Vllaznia e ka mbyllur këtë fazë të parë në krye të renditjes së Superiores, një pjesë e madhe e meritave i takon edhe Alban Xhaferit. Sponsori i ri i Vllaznisë nuk është i tillë i vetëm në moshën e tij dhe për faktin se iu bashkua skuadrës vetëm në këtë sezon të ri, por edhe në filozofinë që kërkon të ndjek të ekipi.

Në një intervistë për “Ora Sport” ka treguar se synohet që të krijohet një bord ku të përfshihen legjenda të futbollit shkodran, ndërsa mes tyre do të jetë edhe Rudi Vata.

Kthimi i figuravë ikonë te Vllaznia si Rudi Vata: Patjetër. Në rastin kur të kemi një projekt më të gjerë unë kam kënaqësi që të krijohet një bord me figura të shquara të Vllaznisë.

Mes tyre do të ofrohet edhe një post me rëndësi për Rudi Vatën, nëse do të ketë dëshirën për ta pranuar. Vetëm kështu mund të ecim përpara pasi Vllaznia i përket gjithë qytetit”, u shpreh Alban Xhaferi.