Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi pranoi se dhe nëse Vllaznia nëse Vllaznia nuk fiton titullin kampion, por luan në Kupat e Europës, përsëri klubi shkodran është brenda objektivave.

Për “Sport News Plus” të “News 24’, Xhaferi theksoi se te forma e mirë e skuadrës ndihmoi bojkoti i kampionatit si dhe fakti që shumë lojtarë e kaluan ‘COVID’-in.

“Objektivi i Vllaznisë – Matko është në rregull se objektivi minimal ai është, kupat e Europës. Skuadra po bën mirë, jemi kampion i dimrit. Jemi në një situatë që kemi kapur objektivin maksimal. Vllaznia do të luftojë gjithminë për tituj, si të luajmë në Europë, si të fitojmë kupa, jemi brenda objektivit.

Na ndihmoi bojkoti që lotjarët të njiheshin dhe të përshtateshin me njëri-tjetrin. Plus , shumë futbollistë te ne, e kaluan ‘COVID’. Kemi hyrë në garë me cilësitë më të mira teknike. Jemi në një situatë shumë të mirë dhe të mos kalojmë në eufori. Kampionati s’ka kapur akoma gjysmën.

Merkato – Kemi hyrë në merkato për lojtarë që mund të përforcojnë disa reparte dhe stolin. Nuk kemi ndërmend të bëjmë ekip të ri. Nuk kemi arsye ta ndërrojmë ekipin. Gjithmonë do ta mbështes ekipin për ta konsoliduar. Kemi dhënë disa herë bonuse. Ekipi do të ketë mbështetjen e bashkisë. Jam pas ekipit që ta mbështes në të gjitha aspektet financiare.

Privatizimi i klubit – Sipas ligjit, afati i fundit është 31 qershori. Ka patur disa hallka që kanë kaluar në Këshilin e Bashkiak. Edhe prefektja është pro. Në fillim të janarit do të vazhdojmë proçedurat për privatizimin e klubit”, përfundoi sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi.