Vedat Muriqi mbetet një nga emrat më të diskutuar te Lacio e këtij sezoni. Sulmuesi i Kosovës erdhi me shumë bujë në Itali gjatë verës, por deri tani nuk ka arritur në nivelet që priteshin prej tij, siç e tregon fakti se deri tani nuk ka tundur ende rrjetën.

Por Muriqi ka besimin e trajnerit Simone Inzagi dhe kjo është gjëja më e rëndësishmenë këto momente, siç ka shpjeguar vetë trajneri i cili u ka bërë thirrje tifozëve të tregohen më të duruar.

“Në këto vite e kemi kaluar këtë fazë me lojtarë të tjerë, më kujtohet viti i parë i Luis Albertos apo Kaisedos. Janë lojtarë të rinj, vijnë nga një kulturë tjetër. Tifozët duhet të kenë durim, ai ka nevojë për besim. Jam i sigurt që do të na japë një ndihmë të madhe, jam i bindur se do të na japë frytet që presim prej tij”, deklaroi sot inzagi para mediave.

Sipas mediave italaine, Muriqi do të luajë nesër titullar ndaj Xhenoas, në një sfidë ku do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij dhe të nisë vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. /vipsport/