Fundi i muajit janar pritet të gjejë Taulant Seferin në një klub tjetër. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, prej kohësh në pankinë e tribunë pa gjetur hapësira te Jang Bojz, kërkon një skuadër ku të mund të aktivizohet rregullisht dhe për të është hapur një hipotezë mjaft interesante.

Lojtari i lindur në Kumanovë, mund të kthehet në Maqedoninë e Veriut, ku është në bisedime me Shkëndijën e Tetovës. Një mundësi për të dhënë kontributin e tij në radhët e tetovarëve që synojnë përsëri titullin kampion në këtë sezon, por edhe për të luajtur me rregullsinë që dëshiron në këtë edicion ku ai synon të ruajë vendin që ka fituar në radhët e përfaqësueses kuqezi.

Mediat në Maqedoninë e Veriut flasin për një huazim të lojtarit deir në fund të sezonit. Vetë Seferi edhe më parë ka pranuar se nuk do të vazhdojë në radhët e kampionëve të Zvicrës të cilët kanë besuar pak të ai që kur nënshkruan me të në janarin e vitit 2015, duke e huazuar vazhdimisht. /vipsport/