Sulmuesi i Çelsit, Oliver Zhirud, është shtuar në listën e merkatos së Juventusit, teksa shihet si zëvendsues ideal i Moratës.

Emrin e francezit e bëri të ditur Andrea Pirlo menjëherë pas fitores në shtëpi kundër Udinezes. “Mund të na shërbejë, le të shohim dhe të shpresojmë të bëjmë diçka në ditët e ardhshme”, tha trajneri i Juventusit.

Fakti është që Juve po kërkon një mundësi me kosto të ulët për të mbyllur një gropë që Dybala dhe Kulusevski nuk janë në gjendje të mbushin, duke pasur karakteristika shumë të ndryshme nga Morata.

Milik dhe Jorente janë 2 futbollistët e tjerë që bëjnë pjesë në listën e bardhezinjve, por mbërritja tek ta duket e vështirë, kësisoj transferimi i Zhirud do të ishte një zgjedhje perfekte për bardhezinjtë.