Një lajm shumë i rëndë për botën e futbollit vjen nga Spanja teksa është ndarë nga jeta pas një aksidenti Aitor Gandiaga.

Vetura e tij u përplas nga një autobuz teksa 23-vjeçari, më parë ka qenë pjesë e Atletik Bilbaos, tashmë aktivizohej me Gernika në Ligën e Tretë spanjolle, si një formë për të fituar edhe më shumë eksperiencë.

Megjithatë, fati i tij ishte tragjik duke bërë që bota e futbollit në Spanjë të jetë në zi.

Ndërkohë, menjëherë klubi i Atletik Bilbaos ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e Gandiaga. /VipSport/