Ndeshja e 29 shkurtit te vitit te kaluar ne mes boksierit shkodran Kristian Demaj dhe gjermanit Robert Grguriç, e vlefshme per fitimin e gjermanit te kategorise UBO, eshte vleresuar si ndeshja me e bukur e vitit 2020.

Ky eshte vendimi qe ka marre Federata e Boksit Profesionist UBO dhe qe e ka bere publik vete boksieri shkodran qe e fitoi ate ndeshje dhe mori gjerdanin e kampionit te botes per kete Federate.

Ne morine e ndeshjeve te shumta qe kjo Federata ka zhvilluar gjate vitit qe lame pas, ndeshja ne fjale eshte vleresuar maksimalisht per menyren si eshte zhvilluar ne te 10 raundet e saj.

Rivaliteti i madh qe e ka shoqeruar kete perballje mesa duket ka bindur drejtuesit e Federates per ta vleresuar kete sfide si me te miren e vitit.

Dhe perderisa Demaj u shpall fitues dhe mori gjerdanin e arte te fituesit, rendesia e kesaj ndeshje merr edhe me shume vlere./SHKODRA-SPORT.COM/