Drenica nuk ka kryer një fazë të parë të mirë të sezonit dhe në merkaton e dimrit klubi i njohur do të ndërhyjë në merkato. Nga raportimet e fundit mësohet se në gjirin e ekipit do të vijnë dy lojtarë të Superiores dhe një “ish”.

Gazeta Olle raporton se ekipit të Bledar Devollit do i afrohet Eglentin Gjoni nga Llapi (kaloi në verë nga Laçi), Behar Ramadani nga Vllaznia dhe Donald Rapo nga Laçi.

Të tre nuk kanë pasur hapësirat e duhura në ekipet e tyre dhe me kalimin te Drenica pritet të marrin frenat e skuadrës për ta shpëtuar nga rënia.

Përveç kësaj tresheje, bëhet me dije se Drenica do të prezantojë edhe dy lojtarë të tjerë, emrat e të cilëve për momentin nuk zbardhen.

Aktualisht skuadra e Devollit renditet në zonën e ftohtë, saktësisht në vendin e parafundit në kuotën e 19 pikëve me shanse reale për të siguruar qëndrimin në elitë. /abcnews/