Rubin Hebaj do të largohet nga skuadra e Teutës. Sulmuesi shkodran ka kërkuar leje-kalimin nga klubi durrsak për shkak të hapësirave të pakta në formacionin e Edi Martinit.

Bëhet me dije se është arritur dakortësia mes palëve, por me një kusht: Aventura e tij të jetë jashtë Shqipërisë. Ende s’është përcaktuar përfundimisht, gjasat janë që Hebaj të transferohet në Norvegji.

Duhet saktësuar se deri më tani marrëveshja është arritur vetëm për “divorcin” me Teutën, ndërsa e ardhmja e tij do të mësohet orët e ardhshme.

22-vjeçari ka luajtur vetëm 448 minuta këtë sezon duke shënuar vetëm 1 gol. Gjate karrieres se tij ai ka provuar te luaje edhe ne Slloveni e Ukraine, por jo ne nivelet e duhura dhe si rrjedhoje tani i duhet te tentoje nje tjeter mundesi per te gjetur nje tjeter ekip ku te vazhdoje karrieren e tij.