Kukësi kërkon të afrojë katër lojtarë. Klubi verilindor ka hyrë në merkato me synimin e afrimit të dy mbrojtësve, një mesfushori dhe një sulmuesi.

Forma e dobët në ndeshje të caktuara të këtij sezoni ka bërë që trajneri Hallaçi të ngrejë zërin, duke i quajtur të gjithë përgjegjës.

“Kemi lënë shumë pikë rrugës. Lojtarët janë profesionistë dhe e kuptojnë situatën. E kemi diskutuar çdo gjë hapur dhe do të ringrihemi. Kjo që po kalojmë është një krizë por mendoj se ka marrë fund. Nuk ka justifikime për të ardhmen sepse pikët ikën”, tha Hallaçi për RTSH.

Te Kukësi shqetëson e ardhmja e Blerim Kotobellit. Mbrojtësi ka kërkuar largimin nga klubi pas një tension pas ndeshjes me Teutën, ndërsa klubi verilindor duket se nuk dëshiron që nga organika t’i largohet një lojtar me eksperiencë si mëngjarashi, Palët pritet të kenë një takim tetë a tetë për të sqaruar të ardhmen./newsport/