Mesfushori i Kombëtares, Lindon Selahi, me shumë gjasa do të rikthehet në kampionatin belg.

Aktivizimi i pakët me klubin e Tuentes, është një nga faktorët kryesorë që pritet të sjellë largimin. Lajmi konfirmohet nga mediat holandeze pranë klubit të Tuentes.

Kujtojmë që 21-vjeçari, i cili numëron 4 ndeshje me Kombëtares shqiptare, është një produkt i shkollës belge të futbollit, teksa u transferua nga Standardi i Liezhit te Tuente, por pa mundur të lerë shumë gjurmë.

Shqiptari është aktivizuar vetëm 4 ndeshje në kampionatin elitar holandez këtë sezon, nga 14 ndeshje në total të luajtura, teksa në ditët e ardhshme, pritet të kemi një finalizim të rikthimit të tij në Belgjikë