Lojtari i sapoardhur ne merkaton e janarit tek Vllaznia, do ta nise menjehere “ne sulm”. Albion Avdijaj eshte stervitur dje dhe sot me grupin dhe pasdite do te grumbullohet me skuadren per ndeshjen e neserme me Teuten.

Forma e tij fizike duket e mire nderkohe qe paraditen e neserme pritet te kryeje proceduren e federimit me Vllaznine dhe te jete me pas i gatshem per ndeshje.

Trajneri Brdariç e njeh mire sepse para 6 sezonesh e ka patur ne skuader kur ai drejtonte ekipin e 21 vjeçareve te Wolfsburgut dhe Albioni atehere 20 vjeçar zhvilloi nje sezon te mire duke shenuar 12 gola ne 21 ndeshje.

Ai eshte rritur tek akademia e klubit te njohur zvicerian Grasshopers ndersa ka luajtur edhe ne Hungari me Debrecen dhe ne Danimarke me Viborg.

Gjate karrieres se ti ka qene pjese e ekipive përfaqësuese zviceriane te moshave U-17, U-18, U-19, nderkohe qe ma pas ka luajtur me Kombetaren e Shqipërisë U-21 si dhe në Kombëtaren e Kosovës.

Ne fillim te sezonit ai erdhi ne Shqiperi duke firmosur nje kontrate me Tiranen, por duket se gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet per asnje moment dhe Avdijaj nuk u aktivizua ne asnje ndeshje.

Duket se mes paleve ka patur nje problem tjeter dhe jo ate te formes fizike dhe me ne fund ka ardhur divorci. Nga kjo ka perfituar Vllaznia qe e ka bere pjese te saj.

Tani duke filluar nga neser Albion Avdijaj do te mundohet te tregoje vlerat e tij te Vllaznia ku e kane mirepritur dhe natyrisht qe shpresojne shume ne aftesite e ketij lojtari./SHKODRA-SPORT.COM/