Drejtori i Vllaznisë Matko Djarmati është paraqitur sot para mediave për të prezantuar lojtarin e ri të shkodranëve Albion Avdijaj. Në prag të ndeshjes me Teutën, zyrtari kroat i kuqebluve foli dhe për situatën e krijuar rreth futbollistit Ismael Dunga.

Djarmati zbuloi se sulmuesi kenian është në shitje dhe duhet të paguhet klauzola e prishjes së tij të kontratës me Vllazninë. Megjithtatë, ai shtoi se pret që ish-sulmuesi i Tiranës t’i bashkohet ekipit shkodran këto ditë.

“Dunga – Sot po aplikon për vizën shqiptare. Pasaportën e ka marrë, po aplikon për vizën shqiptare. Gjërat në Kenia nuk funksionojnë si këtu në Shqipëri. Do kisha qejf të shkja me të, por skemi mundësi. Ka kontratë me klubin, është në treg për shitje. Çdo ekip që pretendon ta marrë, ka klauzolën. Ka kontratë me ne dhe presim të vijë.

Largimet – Ne mendojmë për çdo boshllëk që kanë lënë lojtarët. Ata që nuk kanë minutazh të mjaftueshëm dhe nuk janë të kënaqur, i kemi lënë të lirë”, deklaroi Djarmati.