Qe prej dites se djeshme ai eshte pjese e ekipit te Superliges se Kosoves- Drenices. Mesfushori 30 vjeçar shkodran Behar Ramadani ka vendosur te lere Vllaznine ngaqe nuk kishte shume hapesira aktivizimi duke zgjedhur nje skuader tjeter.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Ramadani ka shpjeguar arsye pse la Vllaznine dhe zgjodhi ekipin e Drenices duke lene te kuptoje se ka bere zgjedhjen e duhur. Lexoni me poshte intervisten me te:

-Dje u zyrtarizua transferimi juaj te skuadra e Drenices. Pse zgjodhet pikerisht kete ekip?

Po eshte e vertete se nga dje jam pjese e Drenices. Zgjodha kete ekip sepse drejtuesit e tij treguan interes te madh per mua dhe me plotesuan te gjitha kushtet qe une doja.

-Kush ju bindi qe te zgjidhnit Drenicen si ekipin tuaj te ardhshem?

Kryesori ishte profesor Devolli pasi ne njihemi shume mire bashke ngaqe edhe kemi luajtur nje vit te Luftetari. Ai me foli per ekipin, drejtuesit dhe planet e klubit per kete vit dhe sezonin e ardhshem.


-E pranuat menjehere oferten e tyre?

Nuk e pranova menjehere pasi kisha edhe oferta te tjera konkrete dhe vendosa te firmos ketu sepse mu duk me e pershtatshme per momentin.

-Patet oferta te tjera konkrete dhe nese po nga cilat ekipe?

Po, kisha disa oferta si ne Superligen e Shqiperise por edhe ketu ne Kosove. Nuk me duket korrekte qe te them emra por gjej rastin t’i falenderoj per interesimin.

-Pse moret vendimin per t’u larguar nga Vllaznia?

Duke pare situaten time personale te Vllaznia dhe duke e njohur mire veten time mendova se ishte zgjidhja me e mire per momentin.

-Keni qene lojtar stoli te Vllaznia. Pse nuk ishit i preferuari i trajnerit?

Per kete duhet te pyesni trajnerin.

-Cilat faktore ndikuan ne minutazhin tuaj te paket te Vllaznia? Mendoni se ndikoi konkurrenca e madhe?

Ishin disa faktore qe ndikuan por nuk dua te flas per kete pjese.

-Gjithsesi, Vllaznia mbetet skuadra juaj e zemres. Mendoni se kete sezon, kjo Vllazni do i arrije objektivat e saj?

Vllaznia ka qene dhe do mbetet skuadra e zemres. Mendoj se Vllaznia i ka te gjitha shanset qe te arrije objektivat e veta dhe shpresoj shume qe t’ia dale.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ