Dje ka mberritur ne Shkoder, sot eshte stervitur me grupin dhe menjehere me pas eshte grumbulluar me ekipin per ndeshjen e neserme ndaj Teutes.

Fotoja e ketij shkrimi e tregon me se miri kete gje teksa shikohet qe sulmuesi i sapoardhur, sonte edhe i grumbulluar ne hotel bashke me pjestaret e tjere te ekipit.

Kjo do te thote se blerja me e re e Vllaznise, Albion Avdijaj eshte ne listen e lojtareve te gatshem per ndeshjen e rradhes per kampionat dhe do te jete ne dispozicion te trajnerit Brdariç.

Por nga ana tjeter, sulmuesi 26 vjeçar nuk do te ne fushe nga minuta e pare, por do te qendroje ne pankine dhe nuk perjashtohet mundesia qe te luaje disa minuta ne fund te ndeshjes nese eshte e nevojshme.

Trajneri e ka treguar edhe me pare se nuk ndryshon kollaj nga idete e tij dhe veshtire se ndryshon formacionin nese gjerat i shkojne mire. Megjithate fakti qe tashme ka nje alternative me shume ne dispozicion per sulmin, e ben ate me te kenaqur./SHKODRA-SPORT.COM/