Teuta do të luajë ditën e nesërme një ndeshje delikate ndaj Vllaznisë në transfertë. Supersfida për javën e 13-të të Superligës do të startojë në orën 18:00 dhe përballë janë vendi i parë dhe vendi i dytë në Kategorinë Superiore.

Në një prononcim për “Ora Neës”, ka folur edhe mesfushori durrsak, Emiliano Vila është shpehur se do të shkojnë në Shkodër për 3 pikë, por kjo ndeshje nuk është vendimtare për kampionatin.

“Jemi përgatitur maksimalisht. Besoj do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Ne shkojmë në Shkodër për një rezultat pozitiv. Ndeshjet e fundit kemi zhvilluar lojëra të mira dhe në Shkodër do shkojmë me të njëjtin synim.

Vllaznia është ekip shumë i fortë dhe është me meritë atje ku është. Martini është shkodran por ne jemi profesionistë. Ai është trajneri i ekipit të Teutës dhe do të japë maksimumin atje ku është.

Të gjithë ëndërrojmë titullin kampion por jemi akoma shumë herët. Kështu që edhe ndeshja nesër nuk do të ndajë shumë gjëra. Ndeshje e rradhës. Një ndeshje që luan vendi i parë me vendin e dytë. Një ndeshje e luftuar dhe e bukur besoj”, u shpreh Emiliano Vila./newsport/