Françesko Moriero dhe Fabricio Mikoli nuk kanë janë përforcimet e vetme të Dinamos në muajin janar, pasi blutë janë vënë në lëvizje për të përforcuar radhët e tyre me emra cilësorë që do t’i ndihmojnë në rrugëtimin drejt kthimit në Superiore.

Klubi kryeqytetas ka bërë publik sot përforcimin e radhës, duke nënshkruar me një tjetër futbollist me eksperiencë edhe në elitën e futbollit në vend.

Dejvi Bilali, lojtar i cili në të kaluarën ka luajtur me disa klube në Superiore, ka hedhur firmën në kontratën e tij me këtë skuadër dhe pritet të jetë një element i rëndësishëm në dispozicion të Morieros në pjesën e mbetur të sezonit të cilin ai e nisi si pjesë e klubit të Vorës.

NJOFTIMI I DINAMOS

Dejvi Bilali është përforcimi i parë i merkatos!

Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme në prani të administratorit Barushi kontratën që e bën pjesë të 18 herë kampionëve në vazhdim.

Bilali ishte pjesë e KF Vorës në fazën e parë, ndërsa më herët ka qënë pjesë e Besës, Egnatias, Vllaznisë dhe Teutës. /vipsport/