Tek Veleçiku ka nisur me vrull puna per ndeshjet e gjysmes se dyte te kampionatit. Pavaresisht reshjeve te diteve te fundit, stervitja nuk eshte nderprere per asnje moment dhe futbollistet kane zbatuar me perpikmeri programin stervitor te hartuar nga trajneri Ardi Rustemaj.

Behet e ditur se ditet e fundit eshte bashkuar me ekipin serish mbrojtesi Rudolf Popaj. Muajt e fundit ai ka qene ne Gjermani dhe tashme rikthehet serish ne Koplik per te luajtur me skuadren e ketij qyteti.

Deri me tani vetem Popaj eshte risia e merkatos se janarit, por ne ditet ne vijim priten edhe te tjere lojtare si perforcim per Veleçikun.

Drejtori teknik Nuri Rexha ka bere te ditur se do te kontaktoje me drejtuesit e Vllaznise per te pare idene e huazimit te 3-4 lojtareve. Nga ana tjeter, keto dite i ka perfunduar kontrata sulmuesit Ditmir Ujkaj.

Megjithate drejtuesit e Veleçikut ia kane bere gati kontraten e re ketij lojtari duke besuar se ai nuk do te ndryshoje mendje por do te vazhdoje te luaje per ta, ndonese ka edhe oferta ne adrese te tij./SHKODRA-SPORT.COM/