Futbollisti i Vllaznisë Albion Avdijaj u prezantua sot si lojtari më i ri i shkodranëve. Përpara mediave, 26-vjeçari tregoi se e ka mbyllur kapitullin e tij te Tirana, ku për 5 muaj nuk u aktivizua në një asnjë ndeshje kampionati.

Gjithashtu, Avdijaj shtoi se e njeh më parë trajnerin e Vllaznisë Brdariç në kohën kur ishte pjesë e të rinjve të Volfsburgut. Ndër të tjera, ai pranoi se nuk bën premtime, por dëshiron të tregojë veten në fushë.

Avdijaj luajti me Tiranën 4 ndeshje (2 në Ligën e Kampioneve dhe dy në Kupën e Shqipërisë).

Nga Tirana te Vllaznia – Shpresoj që po të jetë ndryshe. Kam qenë 5 muaj këtu në Shqipëri pa asnjë ndeshje në kampionat. Është eksperienca e parë për mua.

Tirana – S’kam pse të flaë. E kam mbyllur me Tiranën. Tani dua të shikoj përpara.

Brdariç – Trajnerin e njoh që kur ka qenë te Volfsburgu. Skam çtë flas më tepër, dua të flas fushë.

Premtim – S’kam premtim tjetër. Dua të tregoj veten në fushë.

Besim se Vllaznia mund të fitojë titullin – Kam besim që Vllaznia do të dalë kampion. Kam parë ndeshjet dhe të gjithë punojnë së bashku dhe duam të arrijmë diçka”, u shpreh Avdijaj si lojtar i Vllaznisë.