Kastrioti dhe Skënderbeu e kanë mbyllur ndeshjen mes tyre me shumë emocione duke qenë se në fund të takimit secila prej skuadave shënoi nga një gol. Sa i takon takimit, të parët që kaluan në avantazh ishin krutanët të cilët me anë të Silvester Shkalla zhbllokuan shifrat në minutën e 28.

Me avantazhin e vendasve do të mbyllej pjesa e parë, ndërsa në të dytën, miqtë ishin më kërkues për të mos dalë pa pikë.

Kështu, në minutën e 65, Mensah barazoi rezultatin për të tijtë, ndërsa surpriza erdhi në minutën e 85 kur Skënderbeu mori avantazhin me anë të Vangjelit falë një kundërsulmi.

Por, të besuarit e Ahmataj nuk ia dolën të ruanin fitoren duke qenë se në minutat shtesë Mehmeti barazoi rezultatin për t’i dhuruar të tijve një pikë.

Pas këtij takimi, Kastrioti mban vendin e shtatët me 13 pikë, ndërsa nga ana tjetër, korçarët janë në vendin e parafundit me 10 pikë. /VipSport/