Ecuria e mire e Vllaznise kete sezon i ka bere per vete te gjithe. Edhe ata tifoze qe ndoshta ishin larguar disi prej saj keto vitet e fundit si rrjedhoje e ecurise jo te mire, tashme jane aty.

Njeri nga tifozet e njohur te kesaj skuadre eshte padyshim edhe kengetari i mirenjohur shkodran Sidrit Bejleri.

Pas ndeshjes se djeshme ndaj Teutes dhe fitores 1-0 te kuqebluve, ai ne profilin e tij ne rrjetet sociale ka vene logon e Vllaznise dhe siper saj ka shkruar pak fjale por shume kuptimplote.

“Para Vllaznia! A lejohet me g’zu”- shkruan Bejleri duke treguar edhe njehere dashurine per kete skuader dhe ngjyrat kuqeblu.

Ne fakt, Bejleri ngaqe eshte nje kengetar i njohur do te kishte dasht te gezonte fort duke kenduar edhe per Vllaznine, por duket se situata e krijuar nga pandemia nuk po lejon jo vetem tifozet ne stadiume, por edhe gezimet ne bare e restorante./SHKODRA-SPORT.COM/