E ka kaluar pa veshtiresi kundershtarin e turit te pare te Kupes, pikerisht ekipin e Turbines dhe Vllaznia U19 hedh menjehere kandidaturen si pretendente per fitimin e ketij trofeu.

Kuqeblute e trajnerit Luan Zmijani kane fituar me rezultatin e thelle 8-0 ndeshjen e sotme te luajtur ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez.

Ne pjesen e pare ata kane shenuar tre gola, pikerisht me ane te Smajlit, Nikajt dhe Bizit. Ne pjesen e dyte sakaq jane shenuar edhe pese gola te tjere qe kane kompletuar kete fitore te thelle te Vllaznia U19.

Njerin nga keto gola e ka shenuar serish mbrojtesi Smajli, ndersa nuk ka munguar dy here edhe kapiteni Elbasani. Autore golash do te beheshin sakaq edhe Keshtajaku si dhe Murataj.

Perfundimisht 8-0 per Vllaznia U19 qe kesisoj e sheh veten ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise dhe padyshim qe do te tentoje te beje mire deri ne fund sepse objektivi i saj padiskutim qe eshte fitimi i ketij trofeu./SHKODRA-SPORT.COM/