Pas pesë sezoneve të kaluara në radhët e Romës (2013-2018), Kevin Strotman rikthehet në Serinë A. Skuadra e radhës së mesfushorit holandez, i cili gjatë gjithë karrierës së tij është përndjekur nga dëmtime të rënda, ka vendosur ta rifillojë sërish nga Italia, pas 2 sezoneve e gjysmë në radhët e francezëve të Marsejës.

Strotman, tashmë 30-vjeçar, ka zbarkuar ditën e martë në kryeqytet dhe ka kaluar pozitivisht vizitat mjekësore.

“Panorama Sport” mëson se operacionin në fjalë mes Strotmanit dhe Xhenoas e ka drejtuar menaxheri shqiptar, Erkan Sulejmani, i cili ka qenë dikur edhe lojtari i Vllaznisë.

Agjenti 39-vjeçar i “Tulipanit” ka mbyllur shpejt bisedimet me kuqeblutë, të cilët e kanë afruar Strotmanin me formulën e huazimit falas, por me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.