Ardit Hoxhaj dhe Erdenis Gurishta do të jenë dy mungesat e sigurta për Vllazninën në sfidën e radhës ndaj Kukësit në kampionat.

Kryesuesit e Superligës luajnë ditën e premte në transfertë ndaj verilindorve dhe dy lojtarët titullarë mungojnë për shkak pezullimesh me kartona.

Trajner Brdariç nuk ka humbur kohë dhe gjatë javës në stërvitje ka gjetur dy lojtarët që do të hidhen në fushë në vend të Hoxhajt dhe Gurishtës.

Në sulm pritet të luaj Arlind Kalaja që do të marrë vendin e sulmuesit vlonjat, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes do të aktivizohet Arsid Kruja, ndërsa pjesa tjetër e formacionin pritet të jetë e njëjta si ajo ndaj Teutës.