Blerim Krasniqi, një nga lojtarët e dalluar në radhët e skuadrës së Teutës ka folur për mediat në prag të ndeshjes me Bylisin. Krasniqi duket optimist dhe bën llogari për 3 pikët në këtë ndeshje që e quan delikate.

Sipas kavajasitw të skuadrës së Teutës, skuadra është akoma në garë për titullin kampion edhe pse diferenca me Vllazninë është 9 pikë. “Ndeshja me Bylisin vlen si të tjerat, duam tri pikët. Futemi në fushë vetëm për fitore. Duam të marrim maksimumin nga kjo ndeshje.

Diferenca me Vllazninë? Nëntë pikë nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Ka ndeshje plot, ka shumë pikë në lojë, kemi edhe dy ndeshje direkte me Vllazninë. Besoj se ka kohë akoma për të rikuperuar.”

“Normalisht më vjen keq për to. Një sulmues matet me gola. Çdo sulmues e vuan atë pjesën e golit. Normalisht duhen vlerësuar të gjitha rastet, jo vetëm unë, dhe të tregohemi të ftohtë para portës. Sa gola do shënoj nuk mund ta them. Çdo sulmues do të shënojë sa më shumë”, – tha sulmuesi shtatlartë i skuadrës së Teutës./vipsport/