Paolo Tramexani mendon se Romelu Lukaku është aktualisht më vendimtar se Kristiano Ronaldo në skuadrën përkatëse.

Një mendim që ai nuk e thotë thjesht sii një ish-interist, por duke parë impaktin që kanë të dy futbollistët te Interi dhe Juventusi, skuadra të cilat përballen me njëra-tjetrën në këtë fundjavë, në një sfidë që mund të jetë e rëndësishme në luftën për titullin kampion në Itali,

“Nuk është vendimtare, e rëndësishme po, jo vetëm për klasifikimin, por edhe për ekuilibrat e skuadrës. Juventusi ka më shumë nevojë për një fitore por kampionati mbetet ende shumë i gjatë”, shpjegoi Tramexani.

“Më vendimtar Lukaku apo Ronaldo? Unë do të thosha Lukaku. Ronaldo është një fenomen, por luan një futboll shumë më individual. Interi pa Lukakun ndryshon mënyrë loje dhe humbet intensitet. Mungesa e Lukakut mund të penalizojë më shumë Interin”, tha ish-zëvendëstrajneri i përfaqësueses shqiptare. /vipsport/