Vllaznia U19 ka bere detyren dhe eshte kualifikuar per ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise. Pasditen e sotme ajo ka fituar 4-1 ne ndeshjen e turit te dyte ndaj ekipit Akademia e Futbollit.

Takimi eshte luajtur ne Peze- Helmes dhe eshte dominuar ne te gjitha drejtimet nga djemte e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani.

Ne pjesen e pare ata kane shenuar dy gola me ane te sulmuesit Ardit Nikaj dhe mesfushori Paolo Pjeshka. Ne fillimin e se dytes nderkohe ka ardhur menjehere goli i Antonio Delajt ndersa 20 minuta para fundit do te vinte edhe goli i fundit, shenuar serish nga Nikaj.

Pak para vershellimes se fundit do te shenonte Akademia me ane te Nikqit “golin e nderit”, por qe nuk i vlejti per asgje. Vllaznia U19 fiton 4-1 dhe kualifikohet per ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise, por padyshim qe do synoje fitoren e ketij trofeu./SHKODRA-SPORT.COM/