Ne te paren ndeshje si titullar kete sezon dhe menjehere eshte shfaqur si protagonist. Arlind Kalaja ka shenuar golin e fitores dhe i ka dhene tre pike me shume vlere Vllaznise ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Elbasan ndaj Kukesit.

Ai ne prononcimin e dhene per mediat pas ndeshjes, eshte shprehur i lumtur qe kontribuoi per skuadren e tij dhe ka folur edhe per te ardhmen teksa ka deklaruar:

“Ishte një ndeshje shumë e veshtirë, një ndeshje e rëndësishme, me një rival direkt. Normalisht që ndihem mirë, sepse pas një periudhe shumë të gjatë pushimi, ishte ndeshja e parë që luaja në formacion. Mundohemi të japim maksimumin. Më vjen mirë që shënova, por më shumë që morëm 3-pikëshin.

E kam thënë edhe më përpara, ndeshja e kaluar ka qënë ndeshje episodesh. Mundohemi të studiojmë sa më mirë kundërshtarin, pikat e dobëta te tij, etj.

Faktikisht,9 pikë nga vendi i dytë, mund të duken shumë dhe realisht janë shumë por ne nuk e kemi shumë mendjen te pikët, i marrim ndeshjet një nga një dhe mundohemi të japim maksimumin çdo ndeshje.
Vllaznia e ka statusin për titullin Kampion, sepse Vllaznia është Vllazni dhe e ka statusin të përmendet.

Golin ia dedikoj dy familjeve të mia,familjes sime dhe Vllaznisë, sepse më hapi derën në një moment të veshtirë të karrierës sime. Më bëri të ndihem si në shtëpi, më dha besim dhe uroj t’ia shpërblej mbrapsht të gjithë besimin që ka tek unë.

Normalisht nuk kemi shumë kohë që të përgatitemi por si çdo ndeshje do e vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin”./SHKODRA-SPORT.COM/