Rrahman Hallaci nuk pritet të jetë më numri një i Kukësit dhe tani mbetet për t’u konfirmuar nga vetë klubi pas një mbledhjeje që ka bërë presidenti Safet Gjici, me skuadrën.

Verilindorët po kalojnë një moment shumë të vështirë në kampionat, teksa në 6 javët e fundit, kanë pësuar 5 humbje.

Mësohet se drejtuesit e Kukësit janë takuar dje në mbrëmje me trajnerin gjirokastrit, Bledar Devolli, i cili drejton Drenicën në Kosovë.

Megjithatë, nuk ka ende diçka konkrete, pasi Devolli është nën kontratë me klubin kosovar. Gjici duket se do t’i besojë një emri që ka shumë eksperiencë, por derisa të gjendet trajneri i ri, ende nuk kemi një zyrtarizim nga Kukësi për largimin e Hallaçit.