Sulejman Starova, tashmë në rolin e drejtorit teknik te Teuta, ka folur për ecurinë dhe objektivat e skuadrës durrsake në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH.

“Çdo fitore është e rëndësishme, por ajo e fundit, që Teuta e arriti përballë Bylisit kishte rëndësinë e saj, sepse skuadra vinte pas humbjes me Vllazninë”.

“Vllaznia? Nga java në javë, me pretendimin ndeshja e radhës, kanë ardhur në këto nivele. Ka shumë komponentë, por mbi të gjitha fanella e rëndë e Vllaznisë e bën këtë skuadër shumë kompetitive.

Pavarësisht rezultateve, skuadra vazhdon të qëndrojë me këmbë në tokë. Më e rëndësishmja është që kuqeblutë në zonën e kundërshtarit futet me shumë lojtarë. Është një skuadër që arrin të fitojë bonuse psikologjike”.