Antuan Grizman më kritik se kurrë me skuadrën e tij. Kurrë nuk e kishim parë francezin në një situatë të tillë. Shënoi 2 gola në finalen e Superkupës dhe në fund skuadra e Barcelonës nuk e fitoi trofeun.

Kjo gjë e ka zhgënjyer shumë dhe ai thotë se detajet në futboll bëjnë diferencën. E vë theksin te gabimet në mbrojtje dhe te fakti që futbollistët duhet të flasin më shumë me njëri-tjetrin për të shmangur gabime të tilla në fushën e lojës. Si jeni? I zhgënjyer, i rebeluar dhe i zemëruar. Kam të gjitha ndjenjat më negative që mund të kesh pas një humbjeje të një trofeu dhe të një finaleje. Mendoni që e fitoi sfidën Atletiko apo e humbët ju?

Ne e dinim që skuadrat që ka Marselino bëjnë presing shumë mirë. Bëmë shumë gabime në strategjinë e lojës. Ata luajtën shumë mirë dhe punuan ashtu siç duhet në fushën e lojës. Si e shpjegoni këtë humbje? Mbrojtëm shumë keq dhe nuk kemi folur fare me njëri-tjetrin në goditjet standarde. Këto janë detaje shumë të rëndësishme në futboll.

Kur del një top apo kur fillon të vraposh, dikush duhet të flasë për të tërhequr vëmendjen apo për të thënë që topi është i tiji. E patë aksionin kur Mesi u ndëshkua me karton të kuq? Nuk e pashë fare si aksion. Nuk e di se çfarë ka ndodhur.