Laçi nuk heq dorë nga merkato, por edhe nga talentet, madje drejtuesit kurbinas shpesh i sheh që të ndjekin edhe ndeshje të moshave, apo të skuadrave në Kategorinë e Dytë dhe të Parë.

Ata kanë si qëllim që të peshkojnë elementë me vlerë që mund të jenë të dobishëm për skuadrën tyre.

Ndërkohë që kanë afruar në provë lojtarin që ka spikatur në radhët e skuadrës koplikase të Veleçikut, Brilant Hasaj, një futbollist që ka spikatur në Kategorinë e Parë.

Shkodrani Hasa është 24-vjeçar, një lojtar teknik mesfushor me tipare sulmuese, ndërsa ka luajtur tri sezone me Veleçikun, një sezon në Pukë dhe një në Lezhë në Kategorinë e Parë.