Tirana u rikthye te fitorja në kampionat duke mundur me rezultatin 2-1 Kastriotin në “Selman Stermasi”.

I ftuar në emisionin “Pressing”, drejtori i skuadrës bardheblu, Tefik Osmani foli për ecurinë e Tiranës në kampionat, shkëputjen e Vllaznisë, por edhe titullin kampion.

“Tirana në momentin që jam vendosur drejtor, mendoj që e kemi nisur mirë me fitore në Korçë ndaj Kukësit.

Kemi pasur problem mungesat e mendoj që Vllaznia e meriton vendin e parë, por ne nuk jemi dorëzuar.

12 pikë janë shumë, Vllaznia e meriton, por nuk e kemi parë në moment të keq. Janë mundur ndaj Laçit apo Kukësit që janë rival, por nuk i kemi parë të mundur nga ekipet e vogëla e pastaj t’I shikojmë si do reagojnë”./newsport/