Alban Tafaji është gjithashtu në listën e trajnerëve që kanë fituar të paktën një titull. Trajneri që mori kampionatin me Tiranën në sezonin 2008-2009, nuk dëshiron që të heqë dorë nga klubi i zemrës.

Gjithsesi, thellë-thellë e pranon që Vllaznia është më e avantazhuar. “Me afrimet me peshë që ka bërë Tirana në merkato, mund t’i japë tjetër drejtim garës dhe rivalitetit për titull.

Megjithatë, me çfarë ka treguar deri më tani, them se Vllaznia është skuadra më e avantazhuar.

Kjo, për faktin se ka avantazhin e pikëve, distancën që ka krijuar, mbështetur edhe me entuziazmin e grupit si dhe lojërat bindëse përballë thuajse të gjithë kundërshtarëve”, ka deklaruar 49-vjeçari, që aktualisht është zyrtar në federatë.