Ndeshja ne mes Bylisit dhe Vllaznise e vlefshme per javen e 15-te te Kategorise Superiore do te nise ne oren 13.45 ne stadiumin e qytetit te Ballshit.

Nderkohe jane mesuar edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete takim. Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur qe kryesor ne kete sfide te jete arbitri Roxhers Muska i kolegjiumit te Tiranes.

Edhe dy asistentet e tij do te jene po nga ky kolegjium dhe pikerisht Denis Rexha dhe Denis Agaraj, ndersa arbiter i katert do te jete Ardian Beqiraj.

Vezhgues i tyre do te jete Ilirian Kristo ndersa delegat i FSHF-se per kete ndeshje eshte caktuar Eduard Gjini.

Shkodranet shpresojne qe gjithçka ne kete 90 minutesh te shkoje mire sa i takon arbitrimit dhe ne fushe te fitoje ekipi me i mire./SHKODRA-SPORT.COM/